Suarez: Çka më lëndoi?

Futboll

Suarez: Çka më lëndoi?

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:22
Suarez: Çka më lëndoi?

Kriza e Barcelonës mund të përkeqësohet tri ditë pas humbjes ndaj Benfica.

Këtë fundjavë, në orën 21:00, në La Liga, skuadrën e Koeman e prej Atlético Madridi. Në radhët e “rojiblancos” është edhe Luis Suárez, që ka bërë histori me Barcelonën, por u flak si i pavlefshëm një vit më parë.

Në një intervistë për TVE, sulmuesi uruguajan ka nënvizuar mbi atë që i ndodhi në “Camp Nou”:  “Unë nuk e harroj që vitin e kaluar, në përgatitjet parasezonale, më dërguan të stërvitesha veçmas”.

Çfarë mbani mend për fazën tuaj të fundit te Barça?
Mbaj mend që, ashtu siç kemi jetuar momente të shkëlqyera në vitet që kam jetuar në Barcelonë, kemi kaluar momente, netë shumë të këqija, nga të cilat njeriu ndjen dhimbje, trishtim…

Po je lojtar i Barcelonës ke detyrimin për të fituar gjithçka.

Çfarëdo skuadre që ke, je i detyruar të fitosh gjithçka atje. Kam pasur lojëra të këqija dhe të mira, por numrat e mi te Barcelona flisnin për mesataren prej 20 golash në sezon, duke mos rënë nga ky kufi.

Nuk e di nëse ka ‘9” tjetër që e ka bërë këtë në Barcelonë, duke bërë dallimin nga Leo, i cili është një rast i veçantë dhe unë duhet të ndihem krenar për këtë. Mënyra e largimit më lëndoi më shumë se gjithçka, sepse jam një lojtar që gjithmonë i dhashë gjithçka Barcelonës.

Ata më trajtuan ashtu, çka më lëndoi, por besoj se janë penduar, duke parë se dola kampion që në sezonin e parë me Ateltico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat