Pele në shtëpi

Futboll

Pele në shtëpi

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:49
Pele në shtëpi

Legjenda e Brazilit Pele ka thënë që ka qenë duke e grushtuar ajrin, disa momente pasi që u lirua nga spitali mbrëmë.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës iu nënshtrua një operimi për të larguar tumorin në zorrën e trashë, dhe kishte kaluar disa kohë në kujdes intensiv në spitalin Albert Einstein të Sao Paulo.

Pele, i cili do të festojë ditëlindjen e 81 këtë muaj, ishte tejet i lumtur që u rikthye në shtëpi dhe ta vazhdojë rehabilitimin e tij aty.

 

“Kur kohët janë të vështira, festo çdo hap drejt aventurës tënde. Fokusohu në lumturinë tënde. Është e vërtetë që nuk mund të kërcej, por këto ditët e fundit, kam qenë duke e grushtuar ajrin më shumë se zakonisht. Jam tejet i lumtur që jam rikthyer në shtëpi”, tha Pele.

“Dua që të falënderoj të gjithë stafin mjekësorë të spitalit Albert Einstein, që ma mundësuan një qëndrim të kënaqshëm, me një mikpritje humane dhe tejet të mirë.

Po ashtu, falënderoj të gjithë të cilët nga larg, më kanë përkrahur vazhdimisht me mesazhe të shumta”, shtoi legjenda braziliane.

Pele mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Kombëtarja e Brazilit, ku ka regjistruar 77 gola në 92 paraqitje për klubin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat