Selektori i Kosovës U-21 publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet me Republikën Çeke

Futboll

Selektori i Kosovës U-21 publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet me Republikën Çeke

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:45
Selektori i Kosovës U-21 publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet me Republikën Çeke

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Republikës së Çekisë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00, derisa ndeshja e dytë më 12 tetor në Ceske Budojevice në orën 18:00.

Dardanët U21 grumbullohen të hënën në hotel “Sheraton”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në po këtë ditë në orën 15:00, në kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Kosova U21 bën pjesë në Grupin G të kualifikimeve të Evropianit 2023, derisa pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore (me Andorrën) dhe një humbje (me Anglinë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat