Longo është optimist

Futboll

Longo është optimist

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:33
Longo është optimist

Me statusin e kryesuesit të kampionatit, Kukësi do të kërkojë që të rikthehet te fitorja në takimin me kampionët në fuqi të Teutës. Trajneri Diego Longo është optimist se skuadra e tij do e lërë pas krahëve barazimin dramatik në sekondat e fundit me Laçin, e është gati për sfidën me durrskët.

”Mënyra si erdhi barazimi nuk na pëlqeu, pasi ne e dominuam ndeshjen për 70-75 minuta.  Kemi bërë disa gabime pasi jemi ekip i ri. E kemi lënë pas atë përballje dhe ndoshta më mirë që ndodhi tani, pasi na motivon akoma dhe më shumë për të marrë fitoren në sfidën e radhës.

Me punë, sakrificë dhe përkushtim mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtri, qoftë Egnatia, Kastrioti apo Inter”.

Tekniku italian e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij me Kukësin.

Verilindorët kanë arritur që të shënojnë 8 gola në tre javët e para, duke pasur sulmin më të mirë deri më tani, por  ndaj Teutës do të jetë një tjetër muzikë, pasi përballë do të kenë një nga dy mbrojtjet më të forta, çka e rrit vështirësinë për sulmin e kuskianëve, diçka për të cilën dhe trajneri Longo është i vetëdijshëm.

“Do jetë një ndeshje e bukur. Janë dy skuadra me mentalitete të ndryshme dhe jam kurioz për këtë takim.

Do përballemi me kampionët e Shqipërisë. Është e ekipi që çdo skuadër do ta mundë. Është një kundërhstar agresiv, i organizuar, por ne do të bëjmë maksiumin për të marrë 3 pikët”.

Verilindorët duhet të bëjnë pa Bruno Lulajn, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen me kurbinasit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e gatshme për këtë përballje. Drejtuesit e klubit kuksian kanë vendosur që t’i luajnë ndeshjet si pritëse në “Elbasan Arena” derisa impianti “Zeqir Ymeri” të jetë gati.

Sfida Kukësi-Teuta është programuar për t’u zhvilluar ditën e diel në orën 16:45 e do keni mundësinë ta ndiqni në Super Sport 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat