Werner mendon largimin

Futboll

Werner mendon largimin

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:41
Werner mendon largimin

Një rast nga Premier League për Juventus-in e Agnelli-t.

Bardhezinjtë vazhdojnë të jenë të vëmendshëm në merkato dhe, sipas fichajes.net, duket se kanë vënë në shënjestër sulmuesin e Chelsea-t, Timo Werner.

Gjermani, sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, duket se ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Londra nëse nuk do të ketë më shumë hapësira në formacion.

Lojtari është në kërkim të një roli më të rëndësishëm dhe një projekti ambicioz edhe për të siguruar një vend te Gjermania për Kupën e Botës të 2022-shit.

Për Ëerner interesohen edhe Bayern Munich me Borussia Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat