E pamundur të injorohet

Futboll

E pamundur të injorohet

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:46
E pamundur të injorohet

Debati mbi atë se kush duhet të fitojë Çmimin e Topit të Artë 2021 vazhdon dhe pa një favorit të qartë ndryshe nga vitet e mëparshme.

Kur u bë pyetja nëse Benzema ishte një kandidat serioz për Topin e Artë, Didier Deschamps ishte i qartë, shkruan Marca.

“Po, gjithsesi”, tha Deschamps në një konferencë shtypi.

Kylian Mbappe shihet gjithashtu si një fitues i ardhshëm i Topit të Artë dhe trajneri francez është i bindur se gjithashtu Mbappe  do ta fitojë atë në një moment në karrierën e tij.

“Po, me siguri”, u përgjigj Deschamps për shanset e Mbappes.

Franca do të përballet me Belgjikën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve më 7 tetor, dhe Benzema është bërë një lojtar i rregullt në formacionin startues për Les Blues, raporton KK.

Marrëdhënia mes Deschamps dhe Benzema është rregulluar pas shumë vitesh mosmarrëveshje, me formën e lojtarit të Real Madridit që është bërë e pamundur të injorohet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat