Mavraj: Të gjithë jemi shumë krenarë me Bashën

Futboll

Mavraj: Të gjithë jemi shumë krenarë me Bashën

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:57
Mavraj: Të gjithë jemi shumë krenarë me Bashën

Migjen Basha vendosi “të varë këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare, pas një karriere mjaft të bukur futbollistike, ku arriti të luajë me sukses në kampionate si ai italian, grek apo zviceran, si dhe të veshë për 33 ndeshje fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Lajmin për tërheqjen nga futbolli e dha vetë Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa pak më vonë shumë shokë të tij, i uruan suksese në “jetën e re” që e pret, tashmë që e mbylli me futbollin.

Një ndër ta ishte edhe shoku i tij te kombëtarja shqiptare, Mërgim Mavraj, që me nota humori, por edhe deklarata prekëse, diti t’i dërgojë një mesazh vërtetë të veçantë Bashës, për t’ia lehtësuar sadopak vështirësinë që sjell një vendim i tillë.

“Migjen vëllai im i dashur, Unë vetëm mund të të përgëzoj, jo vetëm për karrierën tënde të madhe, por veçanërisht për atë person të madh që je. Ishte një nder i madh për mua, të pastroja gabimet e tua prapa shpinës.

Të uroj ty dhe familjes tënde veçanërisht bekimet e zotit. Me dashuri, truproja yt… të gjithë jemi shumë krenarë për ty”, shkruan Mavraj në Instagram.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat