Mbappe pranon konfliktin

Futboll

Mbappe pranon konfliktin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:48
Mbappe pranon konfliktin

Kylian Mbappe ka folur rreth transferimit të Messit në Paris Saint-Germain këtë verë dhe pohoi se nuk e kishte pritur që të luante përkrah argjentinasit kurrë në karrierën e tij.

Francezi gjithashtu e bëri të qartë se nuk do ta kishte problem të vraponte më shumë për t’i dhënë ca sekonda pushim Messit dhe t’i ndihmojë lojtarët.

“Nuk e pata imagjinuar kurrë që Messi do të vinte këtu. Ai është njëri nga pak lojtarët që e mendoja të pamundur të luaja së bashku. Nuk besoja se do të largohej ndonjëherë nga Barcelona.”

“Kur e ke Messin në ekip, e di se duhet të bëjë më pak për të qenë më i kthjellët për të shënuar. Nuk ka problem, ka një hierarki. Unë pranoj të vrapoj kur Messi ecën. Nuk ka problem. Ai është Messi, gjithsesi”, tha Mbappe.

Lojtari francez gjithashtu  pranoi sherrin e vogël me Neymarin gjatë fitores 2:0 të PSG-së ndaj Montpellier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat