Newcastle bëhet “sheik"

Futboll

Newcastle bëhet “sheik"

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:13
Newcastle bëhet “sheik"

Transaksioni kontravers është përmbyllur dhe një tjetër skuadër e Premier League bëhet “sheike”. Newcastle United është marrë nga një konsorcium i mbështetur nga Arabia Saudite, pas një beteje ligjore që përfshiu edhe shqetësimet për piraterinë dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në mbretërinë saudite.

"Premier League, Newcastle United Football Club dhe St James Holdings Limited kanë zgjidhur sot mosmarrëveshjen mbi marrjen e klubit nga konsorciumi i PIF, PCP Capital Partners dhe RB Sports & Media", tha Premier League në deklaratë të enjten.

"Pas përfundimit të verifikimeve të pronarëve dhe drejtorëve të Premier League, klubi i është shitur konsorciumit me efekt të menjëhershëm", vijon deklarata.

Marrja nën kontroll nga Fondi Saudit i Investimeve Publike fillimisht u rrëzua vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve se sa kontroll do të kishte politika e mbretërisë në drejtimin e Neëcastle mes shqetësimeve për abuzime me të drejtat e njeriut dhe piraterinë e të drejtave sportive.

PIF-it i është dashur të ofrojë garanci për Premier League se kryetari i saj, Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe nga ana e tij shteti nuk do të ketë asnjë kontroll mbi drejtimin e Neëcastle.

"Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që bëhemi pronarët e rinj të Neëcastle United, një nga klubet më të famshëm në futbollin anglez", tha drejtori i PIF, Yasir Al-Rumayyan.

"Falenderojmë tifozët e Neëcastle për mbështetjen e tyre jashtëzakonisht besnike gjatë viteve dhe ne jemi të gëzuar për të punuar së bashku me ta", vijoi deklarata.

PIF do të jetë aksioneri kryesor në klub, ndërsa në minorancë mbeten miliarderët britanikë, Ruben dhe Amanda Staveley.

Nga ana sportive, sipas Daily Mail ky transaksion pritet të ndryshojë hierarkitë në futbollin anglez dhe atë europian, duke parë se pronarët e rinj vijnë me xhepat plot dhe priten investime, përfshirë këtu afrimin e lojtarëve cilësorë në klub, duke konkurruar kështu me Sheikun Mansur të Emiratave të Bashkuara Arabe, që zotëron Manchester City dhe në nivel europian me Hamad Al Thani, emirin e Katarit që zotëron PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat