Mbappe merr tjetër kthesë

Futboll

Mbappe merr tjetër kthesë

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:43
Mbappe merr tjetër kthesë

Kylian Mbappe është shndërruar vërtetë në një telenovelë në Paris. Sulmuesi i talentuar francez kërkoi me ngulm largimin në verë drejt Realit të Madridit, por nuk pati marrëveshje me PSG-në, ndaj edhe mbeti sërish në “parkun e Princave”.

Dy ditë më parë, vetë Mbappe rihapi çështjen e largimit të tij, pasi në një intervistë të paautorizuar nga klubi francez, deklaroi se gjatë verës kishte kërkuar transferimin te Reali i Madridit, ndërsa pak orë më vonë ishte Florentino Perez ai që shtoi se në janar pret të ndodhë diçka në këtë drejtim.

Megjithatë pasditen e djeshme gjërat kanë marrë një tjetër kthesë, pasi këtë herë ka qenë mamaja e 22-vjeçarit, Fayza Lamari, që në një intervistë për mediat franceze ka zbuluar se Mbappe po negocion rinovimin me PSG-në.

“Jemi duke negociuar për zgjatjen e kontratës. Edhe të hënën e kaluar jam takuar me Leonardon për këtë çështje dhe shpresoj që do të arrijmë një marrëveshje. Megjithatë e sigurt është që Kylian do të luftojë deri në fund për të fituar Champions-in me PSG-në”, deklaroi mamaja e sulmuesit.

Ndërkohë në Francë mediat këmbëngulin në planin e ri të sheikëve që kanë pronësinë e PSG-së. Ata duan ta mbajnë me çdo kusht Mbappe në kryeqytet dhe për këtë janë gati t’i ofrojnë rinovimin me shifra që do ta bënin absolutisht më të paguarin në klub, duke parakaluar edhe Messin e Neymar.

E nëse gjithçka konfirmohet, atëherë Florentino Perez do të duhet të ndryshojë objektiv, pasi me milionat e sheikëve të PSG-së është thuajse e pamundur të konkurrosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat