Cuadrado nuk ndryshon, godet me bërryl

Futboll

Cuadrado nuk ndryshon, godet me bërryl

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:50
Cuadrado nuk ndryshon, godet me bërryl

Cuadrado nuk ndryshon, godet me bërryl!

Juan Cuadrado sërish protagonist. Këtë herë anësori kolumbian ka goditur me bërryl kundërshtarin e tij Matias Vina në ndeshjen ndaj Uruguait, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, që përfundoi në barazim pa gola.

Cuadrado, që në Itali akuzohet shpesh për simulime, pasi ka goditur kundërshtarin, është rrëzuar në tokë, por arbitri ka parë mirë rastin dhe e ka ndëshkuar me karton të verdhë, duke i hequr mundësinë të luajë në ndeshjen e radhës ndaj Brazilit.

Megjithatë në Uruguai nuk e kanë kapërdirë aspak këtë episod, pasi sipas tyre Cuadrado duhej ndëshkuar me karton të kuq dhe duhej që të kishte ndërhyrë VAR-i, që e kaloi në heshtje episodin dhe la në fuqi vendimin e parë të arbitrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat