Manchester City regjistroi ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Premier League. “Qytetarët” nuk shkuan më shumë se barazimi 1:1 në shtëpi ndaj Fulham, në duelin e javës së 11-të.
Miqtë e nisën ndeshjen shumë mirë dhe kaluan në avantazh në minutën e 16-të, falë golit të shënuar nga Rodrigo Muniz.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Haaland iu anulua një gol për goditje dënimi.
City e nisi pjesën e dytë në sulm dhe barazoi me Anderson në minutën e 57-të. Skuadra e Enzo Marescas u hodh në sulm në kërkim të përmbysjes, por nuk ia doli dot.
Me këtë barazim, City mban vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Fulham renditet në vendin e 14-të me 11 pikë të grumbulluara.