Katër mungesat e Shqipërisë

Futboll

Katër mungesat e Shqipërisë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 17:09
Katër mungesat e Shqipërisë

Nga ndeshja e fundit ndaj Hungarisë që u luajt në shtator, gjithsej do të kemi 4 mungesa.

Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për transfertën e sotme.

Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës.

Pas Balajt, gjithashtu për shkak dëmtimi këtë ndeshje ndaj Hungarisë nuk janë të disponueshëm për trajnerin Reja mesfushorët Amir Abrashi dhe Qazim Laçi.

Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat