Dita e madhe

Futboll

Dita e madhe

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:01
Dita e madhe

Sot është dita! Për një kombëtare që lufton, për një komb që rreh i tëri kuqezi.

Sot është dita, Shqipëria e futbollit mund të bëjë diçka të madhe, mund të hipotekojë vendin e dytë në një kualifikuese botërori.

Kundërshtari, si një armik duhet mundur por meriton respekt. Polonia e atij Lewandowskit, që kërkon këtë vit as më pak e as më shumë se Topin E Artë. Por ne jemi ne, një komb jo i madh por me një zemër gjigante, që kërkon të bëjë gjëra të mëdha. E tillë është Shqipëria jonë e futbollit, një skuadër që sot ndien energjinë e miliona shqiptarëve anembanë botës.

Mungon dhe Cikalleshi, nuk na duhej kjo dreq Korone, por kush zbret sot në fushë e di se sa zemra e shpresa mbart me vete. Sot, gjithçka tjetër ka ndalur, luan Kombëtarja, që në ditë si këto, bën që një popull me njëmijë e një halle t’i harrojë për një ditë të gjitha, çmimet, dritat, pagat e pensionet, dreqin me të birin, sot luan Shqipëria, kaq mjafton për të kuptuar se sa e madhe është kjo Kombëtare.

“Air Albania” do të jetë plot, 22 mijë biletat kanë avulluar prej më shumë se një jave, janë tifozët shqiptarë anembanë trojeve që sot mblidhen aty, për të frymuar kuqezi, por nuk do të jenë vetëm ata. “Air Albania” është epiqendra e një kombi anembanë botës, mund të përjetojë emocionet e pakrahasueshme të ndeshjes nëpërmjet ekranit të DigitAlb.

Platforma më e dashur e të gjithë shqiptarëve, ofron sot për të gjithë pa përjashtim, një poltronë në vendin e parë të “Air Albanias” në shtëpinë tuaj, ka vendosur që kjo ndeshje të transmetohet falas, sikurse Kosovë-Gjeorgji, pa pagesë, në platformën tokësore dhe Satelitore, një dhuratë për të gjithë shqiptarët, sepse sot aty, atje, edhe për pak, luan Shqipëria, Zoti e bekoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat