Challandes flet pas humbjes befasuese të Kosovës

Futboll

Challandes flet pas humbjes befasuese të Kosovës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:07
Challandes flet pas humbjes befasuese të Kosovës

Kombëtarja  e Kosovës nuk ka arritur të marrë as sonte fitore ndaj Gjeorgjisë, duke u mposhtur në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.

Pas ndeshjes ka folur selektori Challandes, i cili tha se është i zhgënjyer me ekipin, edhe pse performanca e tyre kishte qenë e mirë.

Challandes theksoi se nuk e kishte menduar se do ta humbte këtë ndeshje.

“Jam i zhgënjyer me ekipin, nuk mund ta humbnim këtë ndeshje. Performanca ishte e mirë, ekipi ka luajtur një lojë të buykur, kemi pasur shumë situata. Pjesën e dytë ishim dominant nuk kemi qenë asnjëherë të rrezikuar.”

“Nëse bëjmë një ndeshje të tillë, normalisht, asnjëherë s’kam menduar që do ta humbim këtë ndeshje, më duhet ta pranojë duhet të marrë përgjigjësi, mendoj se ekipi ka provuar por nuk ishte e mjaftueshme. Futbolli nuk është të luash vetëm aksione të mirë, por edhe të luash tranzicion dhe për të ndalë gjithashtu aksionet” -tha Challandes, përcjell Insporti.

“Për mua nuk është problem rënditja, ishte një grup mjaft i vështirë, për mua ishte e mundur për të pasur më shumë pikë, pozicioni nuk ëhstë problem për mua, por të përmirësosh atë që nuk është në rregull” – tha Challandes.

“Jam mirë me këtë ekip, jam tranjner. E di që duhen rezultate këtë herë nuk kemi rezultate, por natyrisht nuk do të jetë e lehtë për mua në të ardhmen, e mendoj të nesërmen si trajner, e bëj punën time, jap makimumin dhe pastaj është vendim i Federatës jo i imi” – përfundoi Challandes.

Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Ndryshe, ky ishte takimi i parafundit i Kosovës në kuadër të fazës së grupeve dhe këtë cikël e përmbyllë me ndeshjen ndaj Greqisë në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat