Vendim i keq

Futboll

Vendim i keq

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:47
Vendim i keq

Josep Maria Bartomeu, në kundërsulm. Ish –presidenti i Barçës është shfaqur në disa medie katalanase në të cilat ai është mbrojtur nga sulmet e bordit aktual të drejtorëve të klubit ndaj mënyrës së drejtimit të tij. Ai ka kaluar në ofensivë duke kritikuar vendimin e Joan Laportës për të lejuar largimin e Leo Messit.

“Këtë verë ata lejuan që Leo Messi të largohet dhe ky ishte vendim i keq. Të luash pa Leo Messin do të thotë se shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Si president nuk doja që Messi të ikte dhe bëra gjithçka të mundshme, të gjitha përpjekjet, në mënyrë që Leo të mos largohej nga klubi.”

Bartomeu shfrytëzoi rastin për ta amortizuar alarmin që ekziston në mjedisin e klubit të Barçës për shkak të situatës delikate ekonomike:

“Klubi nuk ka rrezik shpërbërjeje, ka shumë burime. Po jepet një alarm i kotë. Dekreti Mbretëror thotë se humbjet për shkak të COVID-19 nuk do të jenë kurrë deri në atë pikë sa të rrezikohet shpërbërja e klubit, i cili ka asete lojtarësh dhe kapitali. Po, ka një bilanc negativ, pork a gjithashtu një vlerë të lartë në nivel tregu. Kjo është arsyeja pse është e pamundur që të jetë në rrezik shpërbërjeje”.

Bartomeu vlerëson mënyrën e drejtimin gjatë presidencës së tij.

“Ishim seriozë dhe të përgjegjshëm. Drejtimi ynë nuk ishte katastrofik dhe këtë e thotë LaLiga, UEFA dhe auditimi. 180 milionë përfitime dhe Forbes na vlerëson si klubi më i vlefshëm në botë. Ky menaxhim serioz dhe rigoroz u cungua nga shfaqja e pandemisë, e cila çoi në një rënie të të ardhurave prej rreth 500 milionë eurosh”.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, sipas ish-presidentit, është shkaku kryesor për situatën e rëndë ekonomike.

“Unë kërkoj që shqetësimi tek anëtarët të zhduket. Klubi ka shumë burime për të dalë nga ky batak dhe pa pandeminë do të kishim humbur vetëm 50 milionë në sezonin 2020-21. Pandemia ka prekur klubet më të mëdha në Europë.”

Bartomeu i doli në mbrojtje trajnerit aktual, Ronald Koeman, puna e të cilit pa Messin në skuadër ka qenë shumë e vështirë:

“Koeman është i përgatitur, por duhet të kesh durim në mënyrë që të mund të ndërtosh një ekip pa praninë e lojtarit më të mirë në botë. Mendoj se ka shumë talent në skuadër, veçanërisht te të rinjtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat