Neymar afër rekordit

Futboll

Neymar afër rekordit

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 11:55
Neymar afër rekordit

Kombëtarja e Brazilit arriti të mposht bindshëm Uruguain 4:1.

Protagonist në këtë duel ishte edhe Neymar Jr që realizoi një gol.

Futbollisti i PSG-së tani ka arritur në kuotën e 70 golave të realizuar me Kombëtaren e Brazilit.

Neymarit tani i duhen vetëm edhe shtatë gola që të barazojë rekordin e legjendës Pele që ka 77 gola si golashënues më i mirë i Brazilit.

Me këtë formë që po kalon Neymari, këtë rekord pritet që ta thyejë brenda një periudhe të shkurtër.

30-vjeçari, në përgjithësi ka luajtur 115 ndeshje për Kombëtaren e Brazilit duke kontribuar me 70 gola e 51 asistime.

Brazili është shumë afër kualifikimit në Kampionatin Botëron “Katar 2022”, pasi prijnë me 31 pikë pas 11 xhirove në kualifikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat