Befason Benitez

Futboll

Befason Benitez

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 14:39
Befason Benitez

Në një intervistë të dhënë për Liverpool Echo, Rafa Benitez ka zbuluar se pronarët e Everton-it nuk e njihnin aq sa duhej kur i kanë ofruar stolin e skuadrës.

“Kam folur në telefon me zotin Moshiri dhe, më pas, kemi zhvilluar një telekonferencë me shumë persona.

Donin të më bënin disa pyetje, por gjëja që më ka befasuar ka qenë se nuk më njihnin si profesionist”, ka zbuluar Benitez.

“Mendonin se kisha shkuar në Kinë pa ndonjë arsye të veçantë, por unë kam shkuar sepse ishte një mundësi e madhe. Ishte një projekt me potencial dhe para, por pandemia ka ndryshuar gjithçka. Tani jam kthyer këtu dhe mund të luftoj përsëri me pronarë ambiciozë”.

Më pas, spanjolli ka shtuar: “Nuk e dinin se kur isha te Liverpool kam ndryshuar Akademinë. Se kam një diplomë në edukim fizik dhe punoja në shkolla që të kisha mundësinë për të punuar me futbollistët e rinj. Kam bërë të njëjtën gjë te Real Madrid dhe te Dailan, më pëlqen të përmirësoj sektorin e moshave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat