Nuhiu i dëshpëruar

Futboll

Nuhiu i dëshpëruar

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 15:25
Nuhiu i dëshpëruar

Trajneri i FC Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas barazimit me Ulpianën në kuadër të Superligës, raporton Insporti.com.

Nuhiu për mikrofonin e “Artmotion” ka deklaruar se skuadra e tij po ndëshkohet me vetëm një goditje dhe se dëshiron të iu rikthehet fitoreve sa më shpejtë.

“Realisht, nuk di çka të them. Kemi ca ndeshje që nga një goditje po ndëshkohem. Gjatë tërë ndeshjes dominuam, ishim kërkues por edhe nuk patëm raste për ta përfunduar ndeshjen. Përballë kishim një ekip të disiplinuar dhe të vendosur mirë në fushë. Unë dua që t’i kthehemi fitoreve, por kjo nuk po ndodhë”, ka thënë Nuhiu.

“Pa diskutim se do të gjejmë mënyrën për t’u kthyer te fitoret pasi i njohim tashmë të gjitha ekipet. Nuk do të ketë ndeshje të lehta, por do të vazhdojmë.

Ky grup ka cilësi dhe thjeshtë vetëm na duhet një fitore për të dalë nga këto rezultate në katër ndeshjet e fundit. Do të luftojmë deri në fund të edicionit për titullin e kampionit dhe pse jo mos ta fitojmë”, shtoi ai.

Drita me pikën e sotme, është ngjitur në pozitën e katërt me 13 pikë duke mbetur katër pikë larg lideres Drenica.

Një pikë e sotme e fituar ndaj Dritës, për Ulpianën mund të jetë kruciale në fund të sezonit.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, skuadra nga Lipjani renditet në pozitën e tetë me shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat