Fabinho: Prisja që Raphinha do t’i bashkohet Liverpoolit

Futboll

Fabinho: Prisja që Raphinha do t’i bashkohet Liverpoolit

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 18:09
Fabinho dhe Raphina

Mesfushori brazilian Fabinho ka lavdëruar paraqitjet e Raphinha që prej se është transferuar në Premier Ligën angleze, dhe ka thënë që ai priste që sulmuesi anësor i Leeds United t’i bashkohej Liverpoolit gjatë afatit veror të transferimeve.

Raphinha ka treguar paraqitje tejet të mira për Leeds që prej transferimit nga skuadra franceze Rennes në tetor të vitit 2020, dhe si pasojë e kësaj arriti që ta regjistrojë paraqitjen e tij të parë në karrierë për Kombëtaren e Brazilit.

Tani, mesfushori i Liverpoolit Fabinho tregon që është i kënaqur me paraqitjet e Raphinhas, në nivel të kombëtares dhe në atë të klubit.

“Që prej se ka ardhur në Premier Ligë, ai ka treguar paraqitje tejet të mira për Leeds. Gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve kishe disa spekulime që ai mund të transferohej te Liverpooli. Unë e prisja që kjo gjë të ndodh, por në fund ai qëndroi te Leeds”, tha Fabinho.

Gjatë ndeshjes së tij të parë me Brazilin, Raphinha regjistroi dy gola, dhe arriti që ta fitoj një penallti, në fitoren 3:1 kundër Venezuelës në kuadër të kualifikimeve drejt Botërorit “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat