Immobile barazon rezultatin ndaj Interit

Futboll

Immobile barazon rezultatin ndaj Interit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Interi dhe Lazio janë duke e zhvilluar duelin interesant në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Golin hapës të kësaj sfide e shënoi Ivan Perisic nga pika e penalltisë në minutën e 12-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Lazio ka arritur të barazojë rezultatin nëpërmjet Ciro Immobiles.

I cili gjithashtu ka realizuar nga pika e penalltisë, në minutën e 64-të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat