Gasperini qan dëmtimin e Gjimshitit

Futboll

Gasperini qan dëmtimin e Gjimshitit

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 21:09
Gasperini qan dëmtimin e Gjimshitit

Dëmtimi i Berat Gjimshitit në ndeshjen e përfaqësues shqiptare kundër Hungarisë, ka qenë një goditje e rëndë jo vetëm për kuqezinjtë, por edhe për klubin e tij. Atalanta ka humbur një nga lojtarët më të qëndrueshëm në rreshtim, në një moment kyç të sezonit që mund të vendosë shumë gjëra si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.

Për këtë situatë ka folur edhe trajneri Xhiampiero Gasperini, i cili para sfidës theksoi edhe fatin e keq të mbrojtësit shqiptar në një moment kur duhej shumë ndihma e të gjithëve.

"Kush kishte sukses me kombëtaren u kthyer i kënaqur, kush nuk luajti, më pak. Por është gjithmonë një kënaqësi e madhe për lojtarët, ftesa në kombëtare është një vlerësim i madh.

Gjatë javës erdhën pak a shumë të gjithë lojtarët, për fat të keq erdhi edhe ky dëmtim i Gjimshitit.

E rinisim me një tur force prej 7 ndeshjesh, duke filluar me atë ndaj Empolit që është gjithmonë një fushë e vështirë”, tha Gasperini.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat