Paralajmëron ndryshime

Futboll

Paralajmëron ndryshime

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 11:59
Paralajmëron ndryshime

Me vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, Manchester United ka zbritur përkohësisht në vendin e pestë të renditjes, në kuotën e 14 pikëve, plot 5 pikë larg Chelsea-t kryesues, duke komplikuar garën për titullin kampion.

Humbja që “djeg” te “Djajtë e kuq” është pikërisht ajo e sotmja në transfertën ndaj Leicester, ku edhe kaluan të parët në avantazh me anë të Greenwood, megjithatë në fund u mposhtën 4-2 dhe dolën duarbosh, transmeton SS.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer , në konferencën për shtyp pas ndeshjes deklaroi se ende nuk e ka kuptuar çfarë ndodhi në “King Power Stadium”, teksa paralajmëroi ndryshime, për të ruajtur ekuilibrat në skuadër.

“Ju më pyesni mua çfarë ndodhi, por të njëjtën pyetje u bëj edhe unë juve. Ishte një ndeshje të cilën e kishim nën kontroll, megjithatë në ato 5 minuta të çmendura,

ku Leicester shënoi dy herë dhe ne një, pashë që skuadra nuk ishte në ekuilibër.

Pati një mungesë përqendrimi  apo nënvlerësim në ato momente, megjithatë këtu dua të ndalem, pasi ne nuk mund t’i lejojmë vetes të marrim dy gola në harkun e 5 minutave.

Ndoshta duhet të rishoh zgjedhjet në formacion, pasi kemi nevojë për më shumë ekuilibër në fushë”, u shpreh trajneri norvegjez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat