Sarri bën akuzën e fortë

Futboll

Sarri bën akuzën e fortë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:17
Sarri bën akuzën e fortë

Lacio dhe Interi do të përballen pasditen e nesërme në një supersfidë nga e cila pritet spektakël.

Prag ndeshjes, tekniku Mauricio Sarri ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se nuk ka më futboll, por gjithçka bëhet për para.

“Është e vështirë të kuptohet situata kur lojtarët janë të shpërndarë në të gjithë botën.

Ata stërviten më shumë në ekipin kombëtar sesa në klube. Ky nuk është më një sport, futbolli tani është një shfaqje në të cilën pjesëmarrësit përpiqen të shtrëngojnë tifozët për të fituar para. Me Interin pres një reagim si burrat nga ana e lojtarëve.

Me Bolonjën ne luajtëm një lojë sipërfaqësore dhe tre golat e pësuar lindën nga situata të turpshme.

Pas ekipeve kombëtare unë gjithmonë kam një lloj frike të caktuar sepse vijnë lojtarë që janë stërvitur dhe kanë luajtur në 8-9 mënyra të ndryshme. Luajnë ndryshe në kombëtaret e tyre, dhe ky është një indeks i rrezikshëm mendor”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat