Portieri godet bashkëlojtarin e tij pasi pranuan gol

Futboll

Portieri godet bashkëlojtarin e tij pasi pranuan gol

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 15:18
Portieri godet bashkëlojtarin

Në ndeshjen mes Glentoran dhe Coleraine në Irlandën e Veriut, portieri i vendasve ka sulmuar bashkëlojtarin e tij.

Vendasit ishin duke fituar 2-1, derisa Coleraine barazoi në minutën e 80-të rezultatin në 2-2 dhe pas pranimit të golit, portieri i vendasve, Aaron McCarey shkoi dhe e goditi mbrojtësin e tij Bobby Burns.

McCarey e goditi shumë Burnsin duke e rrëzuar në tokë, teksa u desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tij për ta qetësuar, shkruan Insporti.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, vendosi ta përjashtoj mbrojtësin me karton të kuq duke e larguar nga loja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat