Osasuna nuk fal

Futboll

Osasuna nuk fal

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:23
Osasuna nuk fal

Villarrael ka pësuar humbjen e parë për këtë edicion, duke u mundur në shtëpi nga Osassuna me rezultatin 1-2. Në takimin e javës së 9-të të La Liga, ekipi i Unai Emeri nuk ia doli që të ndalë vrullin e Osasunës, që mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje jashtë fushës së saj për këtë edicion.

Edhe pse vendasit dominuan në pjesën më të madhe të lojës, duke zotëruar topin, goli u shënua nga Osasuna, në mundësinë e parë të krijuar. Në të 26-tën, Lukas Torro u tregua i saktë pas një topi të kthyer nga Sançez.

Të befasuar, futbollistët e “nëndetëses së verdhë” e mbyllën pjesën e parë në disavantazh. Në fillimin e fraksionit të dytë skuadra e Unai Emeri e nisi me një tjetër marsh, duke u shpërblyer në minutën e 55-të. Gerard Moreno shënoi një gol mjaft të bukur, për të ngritur peshë tifozerinë në shkallët e stadiumit.

Osasuna u tregua pragmatiste, duke pritur momentin e duhur për të goditur dhe vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, gjeti dhe golin e dytë. Argjentinasit Avila i mjaftuan 5 minuta në fushën e lojës, për të kaluar Osasunën sërish në avantazh, pas një gabimi në mbrojtje të vendasve. Në fund 3 pikë për ekipin e Arrasate, që shkon në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Villarreal mbetet në vendin e 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat