Atletico është e interesuar për Paul Onuachu

Futboll

Atletico është e interesuar për Paul Onuachu

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:19
Atletico është e interesuar për Paul Onuachu

Edhe pse afati kalimtar përfundoi një muaj më parë dhe nuk do të rihapet deri në janar, drejtuesit e Atletico Madrid vazhdon të punojë.

Pavarësisht kthimit të Antoine Griezmann, “Los Colchoneros” janë ende në kërkim të talenteve sulmuese.

Interesimi për Matias Arezo, i cili luan për River Plate, është rritur kohët e fundit, por Diego Simeone thuhet se ka një ide tjetër gjithashtu.

Sipas “Marca-s”, Atletico është e interesuar për Paul Onuachu. Skautët e klubit e kanë ndjekur disa herë futbollistin dhe duket se u ka pëlqyer. 27 vjeçari ka shënuar nëntë gola me Genk në kampionat që nga fillimi i sezonit. Sulmuesi shtatlartë (2.01 metra) ishte bashkuar klubit belg në vitin 2019 nga Midtjylland.

Ai ka kontratë me Genk deri në vitin 2024, çmimi i tij vlerësohet në rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat