Cassano e lë Ronaldon jashtë më të mirëve

Futboll

Cassano e lë Ronaldon jashtë më të mirëve

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 23:30
Cristiano Ronaldo

Antonio Cassano u kthye në Bobo TV, Vieri’s Twitch channel, dhe la një nga deklaratat e tij tipike me zë të lartë.

Këtë herë, “shigjeta” e tij ishte për Cristiano Ronaldo.

“Mjaft me teatrin, Cristiano Ronaldo është më i miri në historinë e futbollit? Ai nuk është as ndër pesë të parët. Për mua, Messi, Pelé, Maradona, Cruyff dhe Ronaldo ‘Fenomeni’ janë në një nivel tjetër,” tha ai.

Ronaldo këtë sezon shihet larg nga mundësia për të fituar “Topin e Artë”, me Messin, Benzema dhe Lewandowskin që kryesojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat