Chelsea e donte Lewandowskin, por Bayern Munich kërkonte 150 milionë euro

Futboll

Chelsea e donte Lewandowskin, por Bayern Munich kërkonte 150 milionë euro

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 23:57
Robert Lewandowski

Eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio ka zbuluar disa detaje interesante për verën e kaluar.

U raportua se sulmuesi Robert Lewandowski konsideronte largimin dhe kjo mesa dukej është e vërtet ngase kërkohej nga Chelsea.

Di Marzio ka zbuluar se Chelsea e kërkoi polakun, por klubi bavarez kërkoi plotë 150 milionë euro.

“Nuk mendoj që Robert do largohet nga Munich. Jam i sigurt se gjermanët nuk duan ta largojnë Lewandowskin”.

“I vetmi përjashtim ishte verën e kaluar. Chelsea mendoi ta transferonte. Bayern pavarësisht moshës kërkonte 140-150 milionë euro”.

“Kishte bisedime për vlerën e Lewandowskit. Në fund, Chelsea zgjodhi Romelu Lukakun që ishte më i ri. Bayern ende e sheh të ardhmen me Robert. Lewandowski personalisht dëshiron të luajë në Gjermani, ku ndihet mirë dhe do qëndrojë aty”, deklaroi ai.

Deri më tani, Lewa ka shënuar nëntë gola në Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat