E ardhmja e Anglisë

Futboll

E ardhmja e Anglisë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 13:45
E ardhmja e Anglisë

Jude Bellingham vazhdon të rritet si futbollist dhe të magjepsë me cilësitë e tij. Gjatë verës, ishte pjesë e përfaqësueses së “Tre Luanëve” në “Euro 2020”, por nuk luajti në finale kundër Italisë. Janë të shumë zërat që kritikojnë trajnerin Gareth Southgate për këtë vendim. Jo vetëm ai, por edhe Foden dhe Sancho patën role dytësore në turneun kontinental.

Borussia e Dortmundit u tregua shumë e shpejtë kur firmosi me talentin anglez kur ishte vetëm 17 vjeç. Tani, pasi I ka kaluar të 18-at, ai pritet të jetë një nga emrat më të diskutuar në merkaton e futbollistëve.

Vlerë e kartonit të tij është rritur në 100 milionë stërlina, pra gati 120 milionë ecuri dhe jo më kot e konsiderojnë e ardhmja e Anglisë.

“Nëse vazhdon të performojë në këto nivele të larta, nuk e shoh atje (te Dortmundi) për shumë kohë.

Nëse Manchester United po kërkon një zëvendësues për Pogbanë, Bellingham është futbollisti i duhur. Ai tashmë është një lojtar që kushton 100 milionë stërlina dhe është vetëm 18 vjeç.

Sa më gjatë të presin, aq më i lartë do të jetë çmimi. Nëse presin shumë gjatë, çmimi do të shkojë në 120-130 milionë stërlina,” – argumenton Julien Laurens, një ekspert i futbollit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat