Ulpiana pëson fiasko nga Llapi

Futboll

Ulpiana pëson fiasko nga Llapi

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:53
Ulpiana pëson fiasko nga Llapi

Ulpiana nga Lipjani, si vendas pëson fiasko nga Llapi i Podujevës.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat bindës 6:0 ndaj Ulpianës, në ballafaqimin e javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapi është rikthyer në formën më të mirë, ndërsa Ulpiana  sot nuk e pati ditën e vet apo është në krizë të formës.  

Llapi pas fitores ndaj Prishtinës me 2:1, sot ka shënuar fitoren me të thellë gjatë këtij edicioni.

Golat u shënuan nga Valmir Veliu (8' e 46’), Bujar Idrizi (21'), Arbnor Ramadani (30') e Kastrioti Selmani (57′) e Gentrit Begolli (85’).

Llapi ngritët në vend të shtatë me 12 pikë dhe Ulpiana bie në fund me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat