Paraqitja më e dobët

Futboll

Paraqitja më e dobët

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:24
Paraqitja më e dobët

Zlatan Ibrahimoviç e ka pranuar se disfata 1:0 kundër Portos ishte paraqitja më e keqe e Milanit këtë sezon.

Luis Diaz e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për Porton në Estadio do Dragao, duke ua shkaktuar humbjen e tretë radhazi kuqezinjve.

Milani është pa pikë pas tri ndeshjeve të para dhe tani më shumë pak gjasa për ta kaluar grupin në pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kampionëve në shtatë vitet e fundit.

 “Nga tri ndeshjet deri tani, kjo ishte paraqitja më e keqe, prandaj ne nuk i meritojmë pikët”, tha Ibrahimoviç pas ndeshjes.

 “Nganjëherë mund të luash keq dhe prapëseprapë të fitosh pikë, por nuk ka rëndësi. Ne duhet ta kujtojmë se kjo është pjesëmarrja e parë në Ligën e Kampionëve për shumë lojtarë tanë dhe ata duhet të rriten”, shtoi ai.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Liverpooli e mundi 3:2 Atletico Madridin në një ndeshje dramatike.

Liverpooli është lider tani me 9 pikë, Atletico dhe Porto kanë nga katër pikë, ndërsa Milani i fundit pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat