Pogba lëshon sinjale të rëndësishme

Futboll

Pogba lëshon sinjale të rëndësishme

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 11:02
Pogba lëshon sinjale të rëndësishme

“Nëse do të qëndroj te Manchester United? Po, këtu kënaqem”. Paul Pogba lëshon sinjale të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tij.

Në përfundim të fitores së vuajtur përballë Atalantës, mesfushori francez ka sqaruar pozicionin e tij.

Kontrata që e lidh me klubin anglez skadon në fund të sezonit aktual, por duket qartë vullneti i ish-lojtarit të Juventusit për të vazhduar aventurën e tij në “Old Trafford”.

Pogba, që nisi lojën nga pankina në ndeshjen kundër zikaltërve, dha kontributin e tij në përmbysjen e rezultatit që bënë “djajtë e kuq”.

Fitorja erdhi falë një goli, që mban firmën e Cristiano Ronaldos.

“Cristiano është Cristiano dhe bëri një gol sipas mënyrës së vet,. Ashtu si kundër Villarealit. Ishte si një “”dejà vu”. Po flasim për një lojtar që e njohin të gjithë, një kampion të nivelit botëror. Çfarë mund të themi për të? Mundemi vetëm ta respektojmë”, ka thënë francezi për shokun e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat