FIFA publikon renditjen e tetorit

Futboll

FIFA publikon renditjen e tetorit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:21
FIFA publikon renditjen e tetorit

Italia e Roberto Mancinit ngjitet në renditjen e FIFA-s, kap vendin e katërt për muajin tetor. Falë vendit të tretë në Ligën e Kombeve, axurrët tejkaluan Anglinë me 1750.52 pikë. Në krye mbetet si gjithmonë Belgjika, e mundur nga Italia në “finalen e ngushëllimit” të Ligës së Kombeve, me 1832.33 pikë.

I dyti konfirmohet Brazili me 1820.36 pikë (vetëm 12 pikë larg majës), ndjekur nga Franca, fituese e Ligës së Kombeve, me 1770.24 pikë.

Gjithsej 160 ndeshje ndërkombëtare u luajtën vetëm në tetor, ndikimi i të cilave mund të shihet në renditjen botërore të FIFA-s, publikuar sot, më 21 tetor. Ndër pesë të parët, vetëm “Les Bleus” dhe axurrët i përmirësuan pozicionet e tyre.

Anglia humbi dy pozita, tani e pesta, përpara Argjentinës së Leo Messit. Pak më poshtë, përparimi i Spanjës (e 7-ta, +1 vend) në dëm të Portugalisë (e 8-ta, -1 vend), si dhe Gjermania (e 12-ta, +2 vende, e cila tejkalon SHBA. Gjermanët ishin ekipi i parë kombëtar që u kualifikua në Kupën e Botës 2022, që do të zhvillohet Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat