Newcastle josh yllin e Barcelonës

Futboll

Newcastle josh yllin e Barcelonës

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:05
Newcastle josh yllin e Barcelonës

Ousmane Dembele mund të jetë afrimi i parë i madh i fondit arabo-saudit PIF te Neëcastle United. Sulmuesi i talentuar francez i cili vazhdon të jetë i dëmtuar që prej Euro 2020 dhe ende nuk e ka bërë debutimin me Barcelonën në këtë sezon, është në skadencë kontrate në verën e vitit 2022 me blaugranat.

Në këtë mënyrë për të mos e humbur me parametër zero pas disa muajsh, drejtuesit e Barcelonës mund të vendosin ta shesin që në merkaton e janarit për të arkëtuar disa miliona nga një futbollist për të cilin për ta blerë nga Borussia e Dortmundit para disa vitesh kanë shpenzuar shifrën marramendëse të 135 milionë eurove.

Arabët e Newcastle të cilët vetëm para pak orësh shkarkuan trajnerin Steve Bruce duke lënë të kuptohet se kanë një projekt serioz te Newcastle mund ta bindin 24-vjeçarin me një kontratë të majme afatgjatë me një pagë prej plot 15 milionë eurosh në sezon nga 10 që përfiton aktualisht Dembele te Barcelona.

Nëse vendos të largohet në verë si lojtar i lirë nga blaugranat, Dembele mund të përfitojë edhe një bonus prej 15 milionë eurosh cash në dorë në momentin e firmës me qymyrxhinjtë. Dembele po zhvillon aktualisht sezonin e tij të 5-të me Barçën me dëmtimet e shpeshta që janë bërë shkak që francezi të mos aktivizohet rregullisht, teksa numëron 118 ndeshje në total me blaugranat në të gjitha kompeticionet dhe 30 gola të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat