Bilbao e ka marrë veten

Futboll

Bilbao e ka marrë veten

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:12
Bilbao e ka marrë veten

Pavarësisht startit jo të mirë, Athletic Bilbao e ka marrë veten dhe po bën mirë në La Liga në përpjepkjet për të arritur një vend në Europë.

Trajneri Marcelino i cili erdhi në mesin e sezonit të kaluar po bën punë të mirë dhe drejtuesit tani duan rinovimin me të.

56-vjeçarit i skadon kontrata në qershorin e ardhshëm dhe presidenti Elizegi do të nisë bisedimet për të rinovuar për dy sezonet e ardhshme teksa oferta financiare është gati.

Në bisedime do të flitet edhe për merkaton ku drejtuesit duan të japin garanci që skuadra e Marcelinos do të përforcohet që në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat