Tifozët e Romës të tërbuar

Futboll

Tifozët e Romës të tërbuar

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:17
Tifozët e Romës të tërbuar

Tifozët e Romës të tërbuar!

Plot 400 tifozë kishin udhëtuar nga Roma drejt Norvegjisë, për të ndjekur përballjen e verdhekuqve ndaj Bodo Glimt, por as më pesimisti nuk e kishte çuar ndërmend se do të shihte një humbje të tillë turpëruese.

Të bësh tre mijë kilometra për të parë skuadrën e zemrës të humbë 6-1, është vërtetë e vështirë të pranohet, ndaj në përfundim të ndeshjes, futbollistët e Romës, me kapitenin Pellegrini në krye, shkuan poshtë tribunës për të kërkuar ndjesë për atë shfaqje tejet nën nivelin e pritshmërive.

Megjithatë edhe aty nuk kanë munguar vërshëllimat dhe kontestimet, ndërsa furia e mijëra të tjerëve në rrjetet sociale ka qenë shumë më e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat