Martini: Bëmë shumë gabime

Futboll

Martini: Bëmë shumë gabime

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:03
Martini: Bëmë shumë gabime

Teuta ka lënë pas krahëve humbjen me Tiranën.

Kështu shprehet trajneri Edi Martini, që në prag të ndeshjes me Egnatian në Rrogozhinë, zbulon se ajo disfatë ndaj bardhebluve ka qenë një episod i izoluar dhe skuadra është gati të kërkojë fitoren në sfidën e radhës.

"Të them të drejtën kanë qenë ditë pak të zymta, pasi përveç humbje, bëmë edhe një lojë jo të mirë. Ishte humbja e parë, por nga ajo ndeshje ne kemi nxjerrë shumë mësime.

Bëmë shumë gabime, që sigurisht mund të korrigjohen, por ka edhe ditë të këqija dhe një prej tyre ishte ndaj Tiranës. Gjithsesi e kemi lënë pas krahëve tani", tha Martini. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat