I tërbuar

Futboll

I tërbuar

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:34
I tërbuar

Ka mjaftuar një disfatë e rëndë 6-1 ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt, që të nxjerrë në sipërfaqe problematikat e Romës, teksa Jose Mourinho, pasi regjistroi rekordin më të keq në karrierë duke pësuar 6 gola, nuk ngurroi të thumbojë lojtarët e tij.

“Ne kemi lojtarë me limite. Ka diferenca shumë të mëdha mes 12-13 titullarëve dhe pjesës tjetër të ekipit, gjë që doli në pah edhe sonte. E kam thënë këtë edhe me drejtuesit, ndaj tani nuk besoj se do të më pyesni më pse luajnë gjithmonë të njëjtën lojtarë”, deklaroi portugezi.

Ndërkohë mjaftoi kaq, që në Romë të fillojnë të flasin për një operacion “fshesa”, që do të prekë të paktën 5 futbollistë të verdhekuqve, mes të cilëve edhe qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Borja Mayoral, Villar, Reynolds, Diawara dhe Kumbulla përfunduan në qendër të kritikave të Mourinhos dhe gjasat janë që në merkaton e janarit të largohen nga kryeqyteti, qoftë edhe në huazim.

Megjithatë ka edhe një faktor që mbron disi Kumbullën dhe kjo është gjendja fizike e Smalling, që nuk ofron garanci, ndaj mbrojtësi shqiptar mund të konfirmohet deri në fund të sezonit, por tashmë hapësirat në dispozicion të tij do të jenë minimale, vetëm në rastet e emergjencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat