Thirrje qeverisë: Mos hesht

Futboll

Thirrje qeverisë: Mos hesht

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:57
Thirrje qeverisë: Mos hesht

Në vijim të Këshillit të sotëm të “Coni”, pati vend për të folur edhe për Superligën.

“Përmes nënsekretares për sportin, Valentina Vezzali, unë përfaqësova në qeveri qëndrimin e FIGC në lidhje me kushtetutën e Italisë mbi vendimin për Superligën, i cili do të jepet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, duke theksuar rreziqet dhe kritikat, – tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

– Shpresoj që kjo të ndodhë për të mos e lënë vendin tonë jashtë një grupi shumë të madh shtetesh që mbështesin UEFA-n. Ne besojmë se është një betejë parimore në mbrojtje të një sistemi futbolli të hapur dhe meritokratik”.

Nga ana e tij, Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A, shtoi: “Ka siklet në këtë moment në lidhje me dështimin e qeverisë sonë për të marrë një pozicion në lidhje me procedimin e hapur për çështjen e Superligës. Ekziston një afat që skadon sot, e jona është e vetmja ndër qeveritë që ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar.

E kuptojmë që letra është gati, pyesim veten pse ky qëndrim, të cilin e kishte edhe kryeministri Draghi, siç e shpalosi me një postim në Twitter pas shpalljes së Superligës. Ju e dini se çfarë ndodhi në Angli, e dini se çfarë po bën Spanja, ne jemi vendi i fundit për t’u pozicionuar. Shpresojmë që qeveria jonë të rikonfirmojë zyrtarisht pozicionin që kishte thënë në atë kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat