Real me padurim e pret Barcelonën

Futboll

Real me padurim e pret Barcelonën

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:17
Real me padurim e pret Barcelonën

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kroos, është shprehur optimist për “El Clasicon” e së dielës kundër Barcelonës, në një intervistë të dhënë për mediat zyrtare të LaLigas:

“El Clasico është gjithmonë një ndeshje speciale, të gjithë e dinë se kjo sfidë është ndryshe nga të tjerat.

Ndihem me fat që kam luajtur shumë 'El Clasico' në karrierën time…Një ndeshje e tillë është gjithmonë e paparashikueshme.

Nuk ka rëndësi nëse në prag të saj vjen si i pari i klasës apo jo, për 90 minuta ndalon gjithçka dhe ka rëndësi vetëm ajo që ndodh në fushën e lojës. 

Ne do të shkojmë në Barcelonë për të fituar, sepse objektivi i Realit të Madridit edhe këtë vit është që të fitojë sa më shumë tituj”, ka deklaruar futbollisti gjerman, që po luan sezonin e tij të tetë me fanellën e Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat