E ardhmja e Rudigerit ende e paqartë

Futboll

E ardhmja e Rudigerit ende e paqartë

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 20:56
Antonio Rudiger

E ardhmja e mbrojtësit të Chelseas, Antonio Rudiger vazhdon të mbetet e paqartë.

Antionio Rudiger është një nga lojtarët që Chelsea e ka bërë top prioritet për të i’a rinovuar kontratën e tij, pasi ajo aktuale skadon në vitin e ardhshëm dhe klubi mund të rrezikojë të humbasë lojtarin falas vitin e ardhshëm.

Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të ri të situatës së gjermanit, duke theksuar se prioriteti i mbrojtësit është që të qëndrojë në klub, megjithatë rinovimi i tij duket ende shumë larg.

“Situata e Toni Rüdiger. Prioriteti i Rüdiger është të qëndrojë, bisedimet janë ende duke vazhduar midis Chelsea dhe agjentëve të tij – por marrëveshja është “larg arritjes”, siç qëndrojnë gjërat tani”, ka theksuar Romano.

Tutje gazetari italian ka theksuar se shumë klube janë të interesuara për të nënshkruar me Rüdiger në rast se ai do të jetë një agjent i lirë dhe se gara është e hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat