Derbi prishtinas

Futboll

Derbi prishtinas

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 11:05
Derbi prishtinas

Liga e Parë do të vazhdojë në fundjavë, me javën e 10-të në të dyja grupet.

Në Grupin A të shtunën zhvillohet vetmë një ndeshje, ku Drenasi pret A&N.

Një ndeshje interesante pasi që të dy skuadrat janë në mesin e renditjes dhe tentojnë kreun.

Në Grupin B janë dy ndeshje në program. Spikat derbi mes 2 Korrikut dhe Ramiz Sadikut që zhvillohet në Prishtinë.

Të dy skuadrat ndajnë pozitat një dhe tre dhe kjo ndeshje pritet të jetë shumë e fortë.

Tjetër ndeshje interesante do të jetë ajo mes Vitisë dhe Vushtrrisë.

Vushtrriasit e kanë nisur mirë sezonin, por dhe kanë krijuar probleme në ndeshjet si vendas.

Ndeshja pritet të jetë e fortë, pasi Vitia ka nevojë urgjente për pikë, pasi mbani vendin e parafundit me 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat