A do të luajë Dybala?

Futboll

A do të luajë Dybala?

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:51
A do të luajë Dybala?

Juventusi, i freskët nga gjashtë fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions League, dëshiron të ruajë ritmin. Por, por për ta bërë këtë do të duhet të kapërcejë pengesën më të lartë. “Derby d’Italia” do të luhet në “San Siro”, mbrëmjen e së dielës kundër kampionëve zikaltër.

Massimiliano Allegri prezantoi sfidën e javës së nëntë të Serie A në konferencën e zakonshme për shtyp: “Si arrin skuadra në këtë ndeshje? Do ta shohim nesër mbrëma, sepse gjithçka varet nga mënyra se si luajmë. Nesër do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të rëndësishme, para 60.000 njerëzve në stadium. Për mua, Interi është ende favorit për titullin.

Kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare për mendimin tim, por do të na lejonte të zgjasnim serinë e rezultateve pozitive. Për qëllime të klasifikimit, ndeshja e kaluar ndaj Romës ishte shumë më vendimtare. Nuk mund të mendojmë se në një ndeshje do të fitojmë apo humbim kampionatin.

Dybala? Do të jetë në dispozicion, është mirë dhe ka kryer dy seanca stërvitore me ekipin. Jemi pothuajse të kompletuar. Është i rëndësishëm, sepse kam nevojë për të gjithë. Siç e patë në Rusi, cilido që hyri nga stoli ishte vendimtar. Formacioni? Më duhet ende të vendos.

Ndoshta nuk do ta vendos as sot, por nesër në mëngjes. Chiesa luajti mirë ndaj Zenit, Chiellini është gati; Bonucci, De Ligt dhe Rugani janë në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat