Ramos ende nuk është gati

Futboll

Ramos ende nuk është gati

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:28
Sergio Ramos

Mbrojtësi spanjollë nuk e ka nisur aspak mirë aventurën në Francë.

Sergio Ramos gjatë verës kompletoi transferimin nga Real Madridi tek Paris Saint-Germian si futbollistë i lirë.

Megjithatë, aventura e tij te ‘Parisienët’ nisi shumë keq pasi u lëndua në ndeshjet para-sezonale dhe po vuan ende nga lëndimi.

Flitej se ai mund të rikthehet këtë vikend, por PSG përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Ramos nuk është ende gati.

Ramos po vazhdon të stërvitet ndaras me pjesën tjetër të futbollistëve, pasi po vazhdon rikuperimin nga lëndmi”, shkroi klubi në komunikatë.

PSG të dielën përballet me Marseillen, dhe duket se duhet pritur dhe disa javë të tjera për debutimin e 35-vjeçarit me PSG-në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat