I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 17:29
I zhgënjyer

Mjaft i zhgënjyer për humbjen ndaj Teutës, ishte edhe Gugash Magani, që nuk arriti ta festojë si duhet ndeshjen e tij të 500-ë në pankinë.

Tekniku i Egnatias pati kritika edhe për arbitri, të cilin e quajti jo në lartësinë e ndeshjes.

“E kam të vështirë të gjej alibi për humbjen sot, pasi ishim vendosur mjaft mirë dhe mjaft të organizuar në fushën e lojës. Më vjen keq që u ndëshkuam nga ai episod i penalltisë.

Nuk kam vërejtje për atë vendim të arbitrit, por për lojën në tërësi, pasi arbitrimi nuk iu përgjigj nivelit të lojës në fushë.

Ne jemi një skuadër e re, por e organizuar shumë mirë dhe me elementë cilësorë, ndaj arbitrat nuk duhet të na shohin si të vegjël.  Edhe në Laç, por edhe më herët, arbitrat nuk janë treguar korrektë në sjelljen ndaj nesh”, u shpreh tekniku Gugash Magani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat