Karriera e Sadikut në rënie

Futboll

Karriera e Sadikut në rënie

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:17
Karriera e Sadikut në rënie

Armando Sadiku nuk po arrin të gjejë ekipin e duhur që prej viti të shkuar.

Pas një sezoni me nota pozitive të kaluar me Malagan, karriera e sulmuesit shqiptar po shkon në rënie të lirë.

Te Erzurumspori në Turqi preku fushën vetëm 5 herë, pa mundur të shënojë asnjëherë. Sadiku do të ndërpriste përpara kohe kontratën e tij me klubin për të nisur një aventurë në një terren të pashkelur më parë nga një lojtar shqiptar.

Në Amerikën e Jugut e priste Bolivari, por edhe aty marrëdhënia e golin do të mungonte. Statistikat e atij që dikur ishte bomberi i Kombëtares kuqezi tani kanë nisur të shqetësojnë.

Prezenca e 30-vjeçarit nuk po ndihet as në La Liga 2 të Spanjës, kampionat të cilin e njeh mjaft mirë nga peridha e tij me Malagan.

Pas 10 javëve të kaluar këtë sezon me fanellën e Las Palmas, Armando Sadiku vijon të mbetet në kërkim të golti të tij të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat