Syla i bashkohet klubit anglez

Futboll

Syla i bashkohet klubit anglez

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 23:51
Syla i bashkohet klubit anglez

Roi Syla, djaloshi me origjinë nga Tirana, nga sot është zyrtarisht pjesë e një prej klubeve që po bën surprizën në elitën e futbollit anglez, Brentford.

Futbollisti ka nënshkruar sot me ekipin e Brentford B, pas një prove disaditore që ka bindur drejtuesit e klubit.

Mesfushori 21-vjeçar, hodhi sot firmën në kontratën me Brentford që e lidh për një vit me Brentford B, me opsion për të zgjatur marrëveshjen edhe një tjetër edicion.

Syla më parë kishte qenë pjesë e akademisë së Barnet, duke nënshkruar në moshën 17-vjeçare një kontratë profesioniste më këtë klub, ndërsa kishte qenë pjesë e Hamton dhe Riçmond Borou gjithashtu në vitet e kaluara, shkruan panorama sport.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, ndërsa tani do të ketë mundësinë që të tregojë veten fillimisht me ekipin B të Brentford, e pse jo, edhe me atë A nëse arrin të spikatë me lojën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat