Rivaldo këshillon yllin e Premier Leagues

Futboll

Rivaldo këshillon yllin e Premier Leagues

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 11:31
Rivaldo këshillon yllin e Premier Leagues

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, ka këshilluar Rapinha-n e Leeds-it që të transferohet te Liverpool.

Të Kuqtë janë interesuar për 24-vjeçarin gjatë merkatos së verës, pas paraqitjes shumë të mirë të sulmuesit të krahut në sezonin e tij debutues në kampionatin anglez.

“Raphina ka luajtur shumë mirë në debutimin e tij me Brazilin, por ai po shkëlqente më parë në Premier me Leeds-in dhe ka zëra për një interes nga Liverpool-i”, ka thënë ish-y lli i Barçës për Betfair.

“Nëse ata do ta kërkojnë, ai mund të luajë rregullisht në formacionin titullar, por do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.

“Do ta lejonte të luante për trofe dhe të luante në Champions League që do të ishte vendimtare për grumbullimet me Brazilin. Ai i ka cilësitë për të luajtur te një klub i madh.

Po bën paraqitje të shkëlqyera dhe një lojtar do gjithmonë sfida të reja dhe më të vështira, kështu që ai do të përfitonte nga kjo transfertë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat