Klasikja e futbollit spanjoll kthehet me normalitetin dhe madhështinë e saj këtë fundjavë.
Në orën 16:15 në “Camp Nou”, Barcelona do të presë Realin në “Klasiken” e parë post-pandemi.
Edhe pse pandemia nuk është zhdukur, mes debatesh e diskutimesh pa fund, në Spanjë javë hequr kufizimet, që do të thotë se pritet një “Camp Nou” plot.
Por takimi mes Barcelonës dhe Realit pritet të mbajë të lidhur pas ekranit të vogël qindra miliona telespektatorë anekënd botës. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se për takimin e nesërm janë akredituar të paktën 83 kompani televizive që do të transmetojnë këtë takim.
Ndërkohë që në rang botëror, “Klasikja” e parë e sezonit pritet të ndiqet nga të paktën 650 milionë shikues. Klasikja, ndër të tjera, është më e veçantë për ata që do të zbresin në fushë, 22 protagonistët.